Gjorgjievski merr mbështetjen e VLEN-it për raundin e dytë të zgjedhjeve

nga D. V.

Shkup, 20 tetor – Kandidati i VMRO-DPMNE-së Orce Gjorgjievski ka publikuar në rrjetin social facebook të tij, një fotografi nga takimi me zv/kryeministrin Izet Mexhiti dhe kandidatin e VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, duke njoftuar kështu zyrtarizimin e bashkëpunimit për rrethin e dytë të zgjedhjeve locale
“Dorë e shtrirë! Sot zhvillova një takim me kryetarin e ri të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe me kandidatin për kryetar të Shkupit nga Koalicioni VLEN, Bashkim Bakiu. Nga ta mora një mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Shkup — një mbështetje që jep energji dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara. Faleminderit të gjithëve që e keni njohur vizionin, keni dhënë besimin dhe keni zgjedhur të ardhmen e Shkupit. Së bashku do ta bëjmë qytetin tonë sërish krenar, modern, dinjitoz dhe të hapur për të gjithë ata që jetojnë në të. Shkupin e bëjmë bashkë. Në mënyrë shkupjane! Fitorja do të jetë historike!”, ka shkruar Gjeorgjievski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More