Gjykata Administrative e refuzon padinë kundër KSHZ-së: Votat për listën me person të vdekur do të shpallen të pavlefshme

nga Xh M

Shkup, 19 tetor – Një parti politike kishte paraqitur padi kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili e anuloi listën e tyre për Këshillin e Qytetit të Shkupit, pasi në të figuronte një person i vdekur.

Gjykata Administrative sot e ka refuzuar padinë, me çka vendimi i KSHZ-së mbetet në fuqi.

„Të gjitha votat eventuale për Këshillin e Qytetit të Shkupit, që do të jepen për këtë parti politike, do të konsiderohen të pavlefshme. Udhëzime të tilla u janë dërguar këshillave zgjedhore në Shkup“, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Dje, KSHZ njoftoi se në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, e dorëzuar nga një subjekt politik, ishte propozuar një person i ndjerë.

Pas marrjes së informacionit, Komisioni ka siguruar një certifikatë nga regjistri i të vdekurve dhe ka konstatuar se personi nuk mund të jetë kandidat, pasi mungon deklarata personale dhe e parevokueshme për pranimin e kandidaturës, siç kërkon Kodi Zgjedhor.

“Për këtë arsye, KSHZ e anuloi listën e konfirmuar dhe me shkrim e njoftoi Prokurorinë Publike, e cila do t’i verifikojë të dhënat dhe do të veprojë sipas kompetencave të saj,” shtoi Kondarko.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More