Më 02.10.2025, rreth orës 21:00, në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, policia e DPB Gostivar ka privuar nga liria M.J. (37) nga një fshat i Gostivarit, pas një raportimi të mëparshëm se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 38-vjeçare.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.