Gostivar – Babë e bir thirren në polici pas denoncimit për sulm ndaj familjarit

nga D. V.

Më 07.10.2025, në DPB Gostivar janë zhvilluar biseda zyrtare me personat T.N. (34) dhe D.N. (61), të dy nga Gostivari, pas një denoncimi paraprak të bërë nga djali dhe vëllai i tyre 36-vjeçar.

Sipas denoncimit, më 06.10.2025, rreth orës 20:10, në shtëpinë familjare, i denoncuari dhe babai i tij e kishin sulmuar fizikisht.

Gjatë procedurës, policia ka konfiskuar një pistoletë “Zastava” dhe dy korniza bosh nga personi D.N..
Të dy janë mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të përgatitet parashtresa përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More