Guvernatori Ismaili takoi Ambasadorin e Irlandës, Sh. T. z. Ragnar Almqvist

nga D. V.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me Zëvendësguvernatoren Nesrin Shileku-Shala, priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, Ragnar Almqvist.

Gjatë diskutimit, Guvernatori Ismaili e njoftoi Ambasadorin Almqvist për zhvillimet kryesore dhe reformat në sektorin financiar, avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, duke theksuar stabilitetin dhe performancën e mirë të sektorit financiar. U veçuan nismat ligjore në sektorin financiar dhe aktivitetet që lidhen me gjithëpërfshirjen financiare dhe qasjen në financa dhe edukimi financiar.

Në hyrje të takimit, Guvernatori Ismaili e informoi Ambasadorit irlandez me rezidencë në Hungari, që mbulon Republikën e Kosovës dhe Malin e Zi, mbi organizimin, funksionimin dhe fushëveprimin e BQK-së si institucion i pavarur kushtetues, kapacitetet institucionale, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet financiare ndërkombëtare, bankat qendrore dhe autoritetet rregullatore e mbikëqyrëse të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Më pas, ai e përditësoi z. Almqvist me arritjet kryesore të Kosovës në vitet e fundit si dhe avancimin në integrimin financiar përmes SEPA dhe projektit TIPS Clone, duke e afruar vendin më pranë infrastrukturës financiare evropiane.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e BQK-së për institucionet e Republikës së Irlandës, të cilat vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e institucionit për forcimin e integritetit të sistemit financiar të Republikës së Kosovës.

Në përfundim, palët rikonfirmuan përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të avancimit të kornizës ligjore të BQK-së në pajtim me standardet e BE-së, si dhe të procesit të integrimit të Kosovës në mekanizmat relevantë evropianë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More