Hailey Bieber quhet përndjekëse nga njerëzit, ata pretendojnë se kopjoi fjalë për fjalë një fjalim të Selena Gomez

nga D. V.

Hailey Bieber u kritikua nga fansat pasi u duk se kishte kopjuar pothuajse fjalë për fjalë një nga fjalimet e mëparshme të Selena Gomez-it.

Të enjten e kaluar, themeluesja e “Rhode Skin” — e cila është e martuar me ish-të dashurin e Gomez-it, Justin Bieber — mbajti një fjalim gjatë marrjes së çmimit Beauty Innovator në edicionin e 9-të të Daily Front Row Fashion Awards.

“Kur fillova Rhode, nuk doja të krijoja një markë thjesht për hir të krijimit të një marke. Doja vërtet të ndërtoja një botë të tërë”, tha ajo ndër të tjera, sipas një videoje të shpërndarë nga Access Hollywood.

Kjo frazë në fjalimin e Hailey-t ishte pothuajse identike me atë që Selena Gomez kishte thënë në një intervistë për Spécial Madame Figaro Arabia në vitin 2021.

Foto: Hailey Bieber / GettyImages

“Nuk doja të nisja një linjë grimi thjesht për hir të krijimit të një marke. Ajo që më intereson është të kultivoj bukurinë nga brenda”, ishte shprehur aktorja e “Only Murders in the Building” në atë kohë.

“Ajo që doja të përcillja te njerëzit që do të përdornin produktet e Rare Beauty ishte: ti je e bukur, je e veçantë, dhe ky është një vend ku mund të provosh gjëra të ndryshme për qerpikët, buzët dhe kapakët … me një gamë të gjerë ngjyrash,” shtoi ajo.

Një fans ndau një imazh krahasues të dy fjalimeve në TikTok dhe përdoruesit e rrjeteve sociale u shprehën menjëherë mbi ngjashmërinë.

“Ajo i kopjon të gjitha”, shkroi një përdorues. “Kopjace e frikshme dhe përndjekëse”, shtoi një tjetër.

“Në këtë pikë, ajo e bën qëllimisht, sepse pa emrin e Selenës, ajo dhe burri i saj do të ishin harruar. Ai ka rënë që kur u martua”, u shpreh një komentues tjetër.

Megjithatë, disa përdorues të tjerë në rrjetet sociale dolën në mbrojtje të Hailey-t, duke e quajtur ngjashmërinë një rastësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More