Mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi, mund të mungojë për rreth dy muaj pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë humbjes kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, sipas gazetarit Said Amdaa.
Lojtari maroken mori një ndërhyrjeje të pamatur nga Luis Diaz, që çoi në kartonin e kuq të këtij të fundit. Hakimi ishte në lot kur u nxor nga fusha. Ai u pa gjithashtu duke u larguar nga Parc des Princes me paterica.
Ndërsa Hakimi pret raportet zyrtare të ekzaminimit mjekësor, po pretendohet se ai ka dëmtuar ligamentin.
Tani, pjesëmarrja e tij në AFCON 2025 muajin e ardhshëm duket gjithashtu e dyshimtë.
