Haraçina nuk harron, Daut Beqiri takon vëllain e dëshmorit Remzi Xhaferi

nga Xh M

Haraçinë, 7 tetor – Kandidati për kryetar komune në Haraçinë, Daut Beqiri, ka realizuar një takim të veçantë me Imer Tanushën, vëllain e dëshmorit të parë të kësaj komune, Remzi Xhaferit.

Në këtë takim simbolik, Beqiri shprehu respektin dhe mirënjohjen e thellë për familjet e dëshmorëve, duke theksuar se sakrifica e tyre është themel i lirisë dhe identitetit të Haraçinës.

“Takimi me Imer Tanushën nuk ishte vetëm një nder personal, por një kujtesë e gjallë për nevojën që të mos harrojmë kurrë ata që dhanë gjithçka për vendin tonë,” u shpreh Beqiri.

Ai shtoi gjithashtu se angazhimi i tij si kandidat për komunën e Haraçinës mbështetet fuqimisht në vlerat e luftës për liri, dinjitet dhe zhvillim të barabartë për të gjithë qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More