Hasani me zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

nga D. V.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mikpriti sot në mjediset e MEPJ, zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Olha Stefanishyna, njëherësh ministre e Drejtësisë dhe kryenegociatore.

“Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën — si në aspektin politik, diplomatik dhe praktik”, u shpreh ministri Hasani përmes një publikimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera, ministri Hasani nënvizoi se, gjatë takimit kanë bashkëbiseduar mbi rrugëtimin evropian të secilit prej vendeve tona.

“Përcolla edhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe rëndësinë strategjike të mbajtjes së zgjerimit në agjendën evropiane”, shtoi Hasani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More