Hasani pret anëtarët e stafit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA: Forcojmë sigurinë transatlantike

nga D. V.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mikpriti në MEPJ dhe i falënderoi për bashkëbisedimin e mirë që patën, anëtarët e stafit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, si pjesë e programit “Balkans Forward Congressional Fellowship” të Këshillit Atlantik.

Në takim u trajtuan pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit në vend, trajektoren euroatlantike të Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor, si dhe rëndësinë strategjike të SHBA-së në rajon.

Hasani theksoi se, “me rëndësi të veçantë është promovimi i stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon, të cilat i shërbejnë vendeve të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe SHBA-së”.

Kësisoj, shtoi ai, “forcojmë sigurinë transatlantike, rrisim qëndrueshmërinë rajonale ndaj ndikimit malinj, dhe zgjerojmë mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në të dy anët e Atlantikut”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More