Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, tha se shkuarja në zgjedhje të parakohshme është humbje për vetë Vetëvendosjen, raporton Ekonomia Online.
“Kur duan për çfarë duan jemi të gatshëm, unë jam i hapur. Ata humbin, sepse vete bizneset i kanë vu kundër, 224 euro e kanë Mgw nga i pari. Në fund të muajit të gjithë qytetarët bashkërisht do të paguajmë taksat. Humbje e tyre është. Ata duhet ta vendosin dhe ta mendojnë. Një zgjidhje e mirë është më mirë për ta sesa për ne. Më herët thashë se ata nuk e meritojnë votën time pikërisht se nuk kanë qenë korrekt me Gjykatën Speciale, nuk e kanë mbrojtur luftën, vlerat e luftës. Nuk është Hashim Thaçi atje, por është Kosova”, tha ai.