Hidhet shorti në Prokurorinë e Tiranës, ku prokuroria Elona Alvora është caktuar për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Përgjithshme të Apelit për dënimin me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji.
Urdhri pritet t’i dorëzohet policisë ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë vullnetarisht.
Pas këtij vendimi, Salianji humbet mandatin e deputetit, dhe referuar ligjit të dekriminalizimit, nuk ka më të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.
