Honda i bën thirrje shoferëve të mbi 290 mijë veturave të tyre në SHBA të vizitojnë automekanikët – shkak defekti në softuer

nga D V

Honda u ka bërë thirrje shoferëve të 294,612 veturave të tyre në SHBA, që të lajmërohen në pikën më të afërt të përfaqësisë së kësaj kompanie për të rregulluar problemin në motor, që sipas tyre po e nxit humbjen e fuqisë motorike.

Kjo është bërë e ditur edhe nga Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafik.

Këto vetura janë të prodhuara nga viti 2022-2025 dhe bëhet fjalë për modelet Acura MDX Type-S, 2023-2025, Honda Pilot dhe 2021-2025, Acura TLX Type-S.

Një defekt i softuerit në njësinë e kontrollit elektronik të injektimit të karburantit, mund të shkaktojë ngecje të motorit ose humbje të fuqisë, duke rritur rrezikun e një përplasjeje ose lëndimi, tha rregullatori amerikan i sigurisë së automjeteve.

Inxhinierët e Honda do të riprogramojnë softuerin FI-ECU, pa pagesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More