Honda “zbut” planet për vetura elektrike

nga D. V.

Honda ka “zbutur” ndjeshëm ambiciet për veturat elektrike, duke shkurtuar me 30% fondin prej 62.5 miliardë euro të dedikuar për elektrifikim.

Gjithashtu, kompania nuk synon më që 30% e shitjeve deri në fund të dekadës të jenë vetura elektrike.

Në një deklaratë të re, Honda thekson se nuk e sheh vetëm elektrifikimin si rrugën drejt neutralitetit klimatik, objektiv që mbetet për vitin 2050.

Një nga alternativat është teknologjia me hidrogjen: modeli CR-V e:FCEV përdor qeliza karburanti dhe një bateri të rikarikueshme.

Toyota, Hyundai dhe BMW po e ndjekin këtë rrugë, ndonëse mungesa e infrastrukturës për furnizim me hidrogjen mbetet sfidë.

Ndërkohë, veturat elektrike kanë kapur mbi 20% të tregut global dhe pritet të kalojnë 25% këtë vit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More