Hysen Durmishi caktohet ushtrues detyre i ministrit të MMPHI-së

nga L. M

Hysen Durmishi është caktuar ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes së ministrit Liburn Aliu.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu”, thuhet në njoftim.

Aliu gjatë ditës njoftoi se ka dhënë dorëheqje, duke thënë se e ka marrë këtë vendim pasi Dimal Basha mori postin e kryeparlamentarit. Sipas Aliut, zgjedhja e Bashës s’ka qenë në lartësinë e idealit të tij për Republikën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More