Prishtinë, 12 tetor – Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pjesëmarrja në votime deri në orën 16:30 është 26,07 % apo 527 mijë e 847 votues.
Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.
Të drejtë vote kanë 2 milionë e 25 mijë e 105 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
***
Ambasadori i BE-së, Aivo Orav ka vizituar qendra të votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut.
Përmes një postimi në “X” Bashkimi Evropian në Kosovë ka njoftuar se Orav iu bashkua kolegëve të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve
Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën.
“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, iu bashkua #Diplomaticwatch për Zgjedhjet Lokale të sotme së bashku me kolegët e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftim.
Orav tha se këto vizita i ofruan pasqyrë të vlefshme të procesit.
“Vizitat në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovica Veriore ofruan një pasqyrë të vlefshme të procesit”, tha ai.
***
Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 ishte 16.37 për qind apo 331 mijë e 511 votues.
Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.
Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
***
Policia po trajton tri raste për fotografim të votës, nuk ka të arrestuar
Policia e Kosovës është duke trajtuar tri raste për fotografim të votës në rajonin e Prishtinës. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata (Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë), ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.
***
Banoren e Rahovecit e “fluturojnë” në Junik
Një banore nga Ratkoci i komunës së Rahovecit, që përherë ka votuar në Ratkoc, i del vendvotimi në komunën e Junikut.
Këtë për RTV21 e konfirmoi vëshguesi i Demokracia në Veprim DnV, Naser Lajçi.