Ia grabisin paratë dhe largohen, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

nga D V

Një gruas nën kërcënimin e armës dy të dyshuar ia kanë grabitur një shumë të parave dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:10 në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.

Tutje thuhet se lidhur me rastin është arrestuar një person dhe tek i njëjti janë gjetur një armë dhe disa para të cilat janë sekuestruar si provë materiale.

“Dyshohet se nën kërcënimin e armës viktimës f/k, i ’u kanë grabitur një shumë e parave nga dy të dyshuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar m/k, dhe tek i njëjti  është gjetur një armë dhe disa para të cilat  janë sekuestrua si provë materiale lidhur me rastin”, thuhet në raport

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More