Ibrahimi: Ali Ahmeti është i fundit që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm

nga D V

Shkup, 11 shkurt – Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se, Ali Ahmeti është njeriu i fundit në planet që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm që siç thotë, ai duhet të jetë i shqetësuar për qasjen që SHBA-të kanë ndaj eksponentëve të lartë të partisë së tyre.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë futur në listën e zezë disa eksponentë të lartë të BDI-së dhe nëse dikush do të duhej të ishte i shqetësuar me qasjen që e kanë SHBA-të ndaj dikujt është pikërisht z.Ahmeti dhe nëse është dikush është i fundit që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm është Ali Ahmeti”, tha Ibrahimi (Tv21)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More