Ibrahimi në Vrapçisht: BDI-ja opozitare nuk mund të matet me të arriturat e VLEN-it

nga Xh M

Gostivar, 7 tetor – Kryetari i Alternativës, njëherësh njëri nga krerët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi në fjalën e tij gjatë tubimin në Komunën e Vrapçishtit ka thënë se deklaratat e BDI-së opozitare se po bëhet një deshqiptarizim i Maqedonisë së Veriut janë të pabaza dhe e sfidoi opozitën që të maten me të arriturat e VLEN-it në këtë periudhë të shkurtër qeverisjeje të vendit.

“Kurse ne u lodhëm duke e stërpërsëritur e duke i sfiduar, me çfarë duan të krahasohen? A duan ët krahasohen me ligje, a duan të krahasohen me numrin e të punësuarve, a duan të krahasohen me projekte që janë realizuar, a duan të krahasohen me ofertën që e kemi ne edhe sot për pushtetin lokal!”, deklaroi Ibrahimi.

Ai shtoi se është VLEN-i që ka vendosur kanalizimin ë fshatin Zajas dhe tha se eksponentët e BDI-së kanë qenë aq shumë të pakujdesshëm saqë nuk kanë arritur të bëjnë një kanalizim madje as për shtëpitë e veta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More