ICAO: Shqipëria, 21,6 milionë pasagjerë nga ajri deri në vitin 2040

nga D. V.

Aviacioni civil në Shqipëri është në një rritje të vazhdueshme, duke u kthyer vit pas viti në portën kryesore hyrëse për vendin.

Sipas projektimeve të Autoritetit të Aviacionit Civil Ndërkombëtar (ICAO), Shqipëria pritet të arrijë një fluks prej 21,6 milionë pasagjerësh nga ajri deri në vitin 2040, nga 784,6 pasagjerë që fluturonin përmes Rinasit në 2025.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se aeroportet ndërkombëtare të Tiranës, Vlorës, Kukësit, dhe së shpejti edhe ai i Gjirokastrës, janë duke e vendosur Shqipërinë në pozita të reja si asnjëherë më parë në hartën e turizmit dhe lidhjeve ndërkombëtare.

“21,6 milionë pasagjerë nga ajri është projeksioni i ICAO për Shqipërinë në vitin 2040.
Aviacioni civil po rritet vit pas viti, duke u kthyer në portën kryesore hyrëse për Shqipërinë, ndaj ka fokusin tonë kryesor. Tirana, Vlora, Kukësi dhe së shpejti edhe aeroporti i Gjirokastrës e vendosin Shqipërinë në pozita si asnjëherë më parë, duke arritur shifra rekord vizitorësh”, u shpreh Balluku.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të dukshme të vizitorëve dhe pasagjerëve nga ajri, duke arritur shifra rekord në krahasim me vitet e mëparshme. Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes Aeroportit të Rinasit, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti shënoi rritje me 9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në më shumë se 7,8 milionë pasagjerë. Gjatë kësaj periudhe u realizuan 42 462 fluturime me një rritje prej 2% krahasuar me 8-mujorin e 2024. Nga Tirana u fluturua drejt 137 destinacioneve. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More