Bashkimi Evropian lejoi një përjashtim vitin e kaluar. Gjegjësisht, nga viti 2035 do të ndalohet shitja e motorëve të rinj me benzinë dhe me naftë.
Megjithatë, automjetet që punojnë me lëndë djegëse sintetike do të përjashtohen.
“Aktualisht, ka shumë indikacione se Komisioni Evropian po ndjek një zgjidhje të rreme në të cilën ndalimi i motorëve me djegie të brendshme zbutet nga një pagëzim i thjeshtë i dukshëm i e-karburanteve (karburanteve sintetike)”, tha Zipse gjatë konferencës së fitimeve të tremujorit të dytë të kompanisë.
Gjermania ishte forca shtytëse pas vendimit të Komisionit Evropian, i cili do t’i lejonte prodhuesit e veturave të vazhdonin të shesin modelet e tyre më fitimprurëse të motorëve me djegie të brendshme pas vitit 2035.
