Ilire Dauti së bashku me delegacionin parlamentarë në vizitë pune Kuvendin e Sllovenisë

nga D V

Shkup, 27 nëntor – Deputetja e Frontit për Europë Ilire Dauti në cilësinë e kryetares së Komisionit parlamentar për politikë sociale, demografi dhe të rinjë, bashkë me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizuam një vizitë pune në Kuvendin e Sllovenisë. së bashku me delegacionin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në parlamentin e Sllovenisë ku kanë takuar sekretarin e kuvendit të Sllovenisë, kryetaren e Komisionit për Arsim dhe me Komitetin e deputetëve të rinjë, shkruan Top24

 “Gjatë kësaj vizite realizuam takim me Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit të Sllovenisë, Kryetaren e Komisionit për Arsim dhe me Komitetin e deputetëve të rinjë.
Sllovenia mbetet një nga vendet mike dhe mbështetësit më të fuqishëm në procesin reformues dhe integrues të vendit tonë. Përvojat e Sllovenisë në rrugëtimin e shpejtë dhe të suksesshëm europian paraqesin një mundësi të afërt dhe një shembull suksesi ku mund të përfitojmë si një vend kandidat në pritje të hapjes së negociatave me BE-në, e ku Kuvendi ka një rol kyç dhe tejet të rëndësishëm.
Në takim me Sekretaren e Përgjithshme, potencova se është koha që jo vetëm të lakmojmë atë që ka Sllovenia, por të bëjmë atë që ka bërë si shtet, në shumë drejtime e sidomos në palëkundshmërinë e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe tanimë duke qenë edhe anëtare e fuqishme e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More