Imërlije Saliu: Të gjithë deputetët e VLEN-it që ishin në Kuvend votuan pro rezolutës për Gazën

nga Redaksia

Shkup, 24 korrik – Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu, ka sqaruar se në mesin e deputetëve të cilët kanë votuar për Rezolutën për Gazën, kanë qenë edhe deputetë e VLEN-it.

Ajo thotë se 5 deputetë të tyre të cilët në momentin kur u votua për Rezolutën ishin në Kuvend, të gjithë kanë votuar pro rezolutës.

“Pavarësisht se propozimi për Rezolutën për krizën humanitare në Gaza erdhi nga opozita, unë bashkë me kolegët e VLEN-it votuam PRO – sepse për ne kjo nuk është çështje politike, por çështje njerëzore.

Edhe pse disa zgjedhin të përmendin vetëm votat e disa deputetëve, faktet janë të qarta midis 16 deputetëtve që votuam PRO, 5 ishim deputetë të VLEN-it të cilët ishim prezent në sallën e Kuvendit. E vërteta nuk duhet selektuar.

Unë personalisht gjithmonë kam qenë kundër gjenocidit në Gaza, dhe këtë qëndrim e kam shprehur publikisht, me zë të qartë e pa kalkulime.

Ajo që ndodh në Gaza është gjenocid dhe krim kundër njerëzimit, sipas çdo standardi ndërkombëtar. Askush nuk ka të drejtë ta relativizojë, e aq më pak ta përdorë për pikë politike.

Me Gazan nuk bëhet fushatë politike, Gaza është plagë e hapur dhe TURP I GJITHË NJERZIMIT!”, ka shkruar deputetja Saliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More