Indiana mposht Oklahomën: Ndeshja e shtatë do të vendosë kampionin në NBA

nga D. V.

Basketbollistët e Indiana Pacers mposhtën Oklahoma Cityn me rezultatin 108:91 dhe kështu barazuan ndeshjen në 3-3 në serinë finale të ‘play-off’-it të NBA.

Indiana kryesoi që nga fillimi i ndeshjes dhe fitorja e tyre nuk u vu kurrë në dyshim.

Gjashtë lojtarë të Indianës patën performancë dyshifrore, dhe më shumë pikë u shënuan nga Obi Toppin (20 pikë), Andrew Nembhard (17) dhe Pascal Siakam (16).

Siakam ishte gjithashtu i vetmi lojtar i Indianës me një performancë ‘double-double’, pasi regjistroi 13 kërcime.

Nga ana tjetër, vetëm dy lojtarë ishin në humor për të luajtur te Oklahama – Shai Gilgeous-Alexander që shënoi 21 pikë dhe Jalen Williams shënoi 16 pikë.

Oklahoma City do të presë ndeshjen vendimtare që do të vendosë kampionin e NBA-së, dhe do të luhet të dielën pas mesnate apo të hënën në 02:00 të mëngjesit me orën tonë lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More