Inflacioni në gusht 4,4 për qind në nivel vjetor, 0,2 në nivel mujor

nga D. V.

Shkup, 9 shtator – Kostot e jetës në gusht të këtij viti në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, janë rritur për 4,4 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 4,1 për qind. Inflacioni përmes indeksit të çmimeve të konsumit në gusht të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, arriti në 0,2 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Rritja e inflacionit në gusht të vitit 2025, krahasuar me korrik e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Restorante dhe hotele për 2,1 për qind, mobilje, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0,7 për qind, Ushqime dhe pije joalkoolike, Mallra dhe shërbime të tjera  për 0,6 për qind, Rekreacion dhe kulturë për 0,3 për qind, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0,1 për qind.

Inflacioni në muajin gusht të vitit 2025 është 0.2% krahasuar me muajin paraprak.

Në gusht të vitit 2025, krahasuar me korrik e vitit 2025, rënia e kostos së jetesës është vërejtur në grupet në vijim: Transport për 3,1 për qind, veshmbathje dhe këpucë për 0,6 për qind, shëndetësi, arsimi për 0,1 për qind.

Kostoja e jetesës në grupet:  Strehimi, uji, energjia elektrike, gaz dhe lëndët e tjera djegëse dhe Komunikim mbetet në nivelin e njëjtë si në muajin paraprak.

Çmimet me pakicë në gusht krahasuar me korrikun e këtij viti u ulën për 0,7 për qind .

Siç publikoi më herët ESHS-ja, inflacioni mujor në korrik të këtij viti është rritur për 1,1 për qind, ndërsa niveli vjetor për 4,8 për qind, ndërsa në qershor rë këtij viti për 0,8 për qind për muaj, ndërsa për 4,5 për qind në nivel vjetor. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More