“Inflacioni, tendencë rritëse”, BSH: Do kthehet në objektivin 3% në gjysmën e parë të 2026-ës

nga L. M

Pavarësisht pasigurive të shumta që burojnë nga tensionet gjeopolitike dhe politikat tregtare, Banka e Shqipërisë thotë se ekonomia e vendit do të vazhdojë të rritet thuajse me ritme të njëjta.

“Ekonomia shqiptare ka pasur një rritje solide në gjysmën e parë të vitit. Rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 3.4%, ndërkohë që shifrat sugjerojnë që edhe tremujori i dytë do të jetë në këto nivele. Perspektiva e zhvillimeve ekonomike në vend mbetet pozitive, rritja ekonomike do të vazhdojë në nivele të ngjashme 3.5-4% në tremujorët në vazhdim”, tha Erald Themeli, Drejtor i Politikës Monetare, BSH.

Ndryshe nga Banka Qendrore Evropiane, që thotë se inflacioni pritet të ulet gjatë muajve në vijim për shkak të çmimeve të ulëta të lëndëve energjetike dhe mbiçmimit të euros përballë dollarit amerikan, Banka e Shqipërisë parashikon që ky tregues të kthehet në objektiv deri në fillim të vitit 2026.

“Inflacioni ka pasur një tendencë rritëse. Ishte disi më e ngadaltë se parashikimet dhe pritjet e BSH. Do të kthehet në objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3% në gjysmën e parë të 2026. Qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e stabilitetit të çmimeve.”

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin e 2.5%.

/vizionplus.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More