Inspektorati rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në Podujevë

nga L. M

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin edhe të shtatë policëv të tjerë lidhur me rastin e dyshimit për keqtrajtim në Stacionin Policor të Podujevës.

Hetimet fillestare IPK i kishte filluar me dyshimin se disa zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe atë brenda zyrave të stacionit policor në Podujevë kanë keqtrajtuar dy qytetarë, njëri nga ta i mitur, që ndodheshin në ndalim.

Në mesin e tyre është edhe një toger policor, pasi dyshohet se nuk e ka lajmëruar veprën.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zgjeruar hetimet lidhur me rastin ku dyshohej se zyrtarët policorë kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës. Bazuar në veprimet e zgjeruara hetimore dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe shtatë zyrtarë tjerë policorë për të cilët IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin. Hetimet lidhur me këtë rast ndaj 6 zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse ndaj një togeri policor lidhur me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

IPK ka thënë se bazuar në veprimet hetimore deri në këtë fazë janë identifikuar 11 zyrtarë të dyshuar lidhur me rastin e njëjtë.

https://www.facebook.com/share/p/1AVJ2Kdvuo

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More