Inspektorati Shtetëror i Tregut në terren, kontroll marketeve, gjoba nga 500 deri në 10 mijë euro

nga Xh M

Shkup, 28 shkurt – Inspektorati Shtetëror i Tregut do të kryejë inspektime në mbi 1.000 objekte tregtare deri në fund të kësaj jave për të kontrolluar respektimin e masave për kufizimin e marzhës së produkteve. Marketet që shkelin këto masa do të gjobiten nga 500 deri në 10 mijë euro dhe mund të mbyllen për një periudhë deri në 15 ditë. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, pret që me këtë vendim çmimet të ulen mesatarisht 10%.

“Pritjet janë që çmimet të ulen mesatarisht rreth 10%, gjë që do të ndikojë në stabilizimin e inflacionit dhe mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve.”, – deklaroi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Në fillim të kësaj jave, Kuvendi me propozimin e një grupi deputetësh votoi ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Me këto ndryshime, shitësit e mëdhenj duke filluar nga mesi i muajit prill, do të kenë detyrim të publikojnë çmimin e të gjitha produkteve në faqet e tyre të internetit.

“Me këto ndryshime ligjore presim transparencë më të madhe, konkurrencë më të mirë dhe çmime të reduktuara. Qytetarët do të mund të zgjedhin se ku do t’i shpenzojnë paratë e tyre dhe do të dinë se në cilin treg dhe me çfarë çmimi shitet një produkt.”, – theksoi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Tregjet kanë 45 ditë për t’u përgatitur. Në dhjetë ditët e ardhshme do të publikohet edhe rregullorja, e cila do të parashikojë se si do të shpallen çmimet nga tregtarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More