Investitori i i famshëm i Apple shet gjysmën e aksioneve të tij në kompani

nga D V

Warren Buffet nuk ka investuar kurrë në asnjë aksion teknologjik derisa bleu 10 milionë aksione të Apple në vitin 2016.

Deri në fund të vitit të kaluar, kompania e Buffett, Berkshire Hathaway, zotëronte 905 milionë aksione në Apple që vlerësoheshin me 173.8 miliardë dollarë.

Ai reduktoi aksionet në fillim të këtij viti në 789 milionë.

Ndërsa së fundmi ai e ka shitur edhe një pjesë të madhe të aksioneve, duke i ulur nato në 400 milionë me vlerë rreth 88 miliardë dollarë.

Pra, investitori afatgjatë tani zotëron 2.3% të gjigantit të teknologjisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Çfarë ishte ajo që i ra në sy Buffet tek Apple? Ishte iPhone.

Ai shpjegoi disa vite më parë se ndërsa ishte Steve Jobs ai që shpiku pajisjen, ai i jep kredi Tim Cook për menaxhimin e atij produkti dhe kthimin e kompanisë në një nga kompanitë më të vlefshme në botë.

Ishte vetëm viti i kaluar kur Buffett tha se nëse një përdoruesi iPhone do t’i ofroheshin 10,000 dollarë për telefonin e tij, por duhet të premtonte se nuk do të përdorte më një iPhone, ai nuk do ta pranonte marrëveshjen.

Kjo besnikëri e ndihmoi atë të vendoste të investonte në Apple.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More