iPhone 17 Slim mund të prezantohet vitin e ardhshëm nga Apple, duke shtuar ose zëvendësuar një nga modelet e telefonave në linjën e kompanisë, sipas një raporti.
Së fundmi, gjiganti teknologjik ka prezantuar katër modele si pjesë e linjës së tij, iPhone 15, 15 Plus, 15 Pro dhe 15 Pro Max.
Por, Apple ende nuk e ka zbuluar as serinë iPhone 16 e cila thuhet të mbërrijë gjatë vitit 2024.
Sipas mediave të huaja, iPhone 17 Slim do të jetë modeli më i shtrenjtë i linjës së kompanisë, duke sugjeruar që çmimi i tij do të jetë më i lartë se iPhone 17 Pro Max.
Ndryshe, Apple në fillim të këtij muaji ka prezantuar iPad Pro.