IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor në Kaçanik

nga L. M

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njofton se ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të Stacionit Policor në Kaçanik.

Sipas komunikatës, hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar mbrëmë një informacion për një incident në Kaçanik. Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore pasi dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor.

Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, ndërsa pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor. Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast, për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, theksohet në komunikatën e IKP-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More