Iseni viziton SPB të Velesit: Siguri më e madhe për të gjithë qytetarët

nga D. V.

Veles, 14 korrik – Si pjesë e aktiviteteve të sotme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni vizitoi Sektorin e Punëve të Brendshme të Velesit.

Në takimin me udhëheqësinë e SPB të Velesit, Zëvendësministri Iseni u njoh me aktivitetet aktuale të sektorit dhe problemet me të cilat përballen dhe si po tejkalohen ato, informojnë pasdite nga MPB-ja.

Prej aty sqaroijnë se u diskutua edhe situata e sigurisë, duke theksuar trendet aktuale të krimit dhe masat që po merren për ta parandaluar atë.

Në fund të vizitës, u theksua përkushtimi dhe vendosmëria e fortë për të përmbushur misionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme – sigurimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More