Ish-kryeministri britanik Rishi Sunak është punësuar nga gjiganti i teknologjisë Microsoft. Sunak, i cili mbetet deputet, i është bashkuar kompanisë si këshilltar i lartë me kohë të pjesshme dhe do të ofrojë perspektiva strategjike të nivelit të lartë mbi trendet makroekonomike dhe gjeopolitike, si dhe se si ato mbivendosen me inovacionin, rregullimin dhe transformimin digjital. Ai do ta dhurojë pagën e tij për organizatën bamirëse për aftësitë numerike, Projektin Richmond, të cilin e drejton me gruan e tij Akshata Murty.
Organizata mbikëqyrëse Acoba, e cila vlerëson çështjet e jashtme për deputetët, theksoi se Sunak nuk do të këshillonte për çështjet e politikës britanike. Ai është paralajmëruar se nuk mund të këshillojë Microsoft për bizneset ose kontratat qeveritare deri në fund të vitit të ardhshëm. Ish-kryeministri është gjithashtu i ndaluar të lobojë në qeveri ose të përdorë kontaktet e tij në Whitehall gjatë asaj periudhe. Puna e tij duhet të kufizohet në “dhënien e këshillave mbi strategjinë, çështjet makroekonomike dhe gjeopolitike që nuk bien ndesh” me aktivitetet e tij.
Ky nuk është angazhimi i vetëm i ri i Sunak. Ai ka marrë gjithashtu një rol në Anthropic me seli në San Francisko, e cila zhvilloi modelet e Al Claude. Që kur u largua nga detyra, ai është bërë gjithashtu këshilltar i lartë në Goldman Sachs, ku më parë punoi nga viti 2001 deri në vitin 2004. Ndërkaq,Microsoft ka njoftuar një ndryshim që do të ndikojë në një numër të madh përdoruesish. Kompania Microsoft ka bërë të ditur zyrtarisht se mbështetja për Office 2016 dhe Office 2019 do të përfundojë më 14 tetor 2025. Kjo do të thotë se këto paketa të njohura, të cilat ende përdoren nga një numër i madh përdoruesish në mbarë botën, nuk do të marrin më përditësime të sigurisë, mbështetje teknike apo ndonjë përditësim tjetër.
Ky vendim vlen gjithashtu edhe për aplikacionet shoqëruese si Visio dhe Project në versionet e viteve 2016 dhe 2019. Pas këtij afati, përdoruesit do të jenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve, sidomos në fushën e sigurisë kibernetike dhe përputhshmërisë me sistemet më të reja. Microsoft thekson se vazhdimi i përdorimit të versioneve të vjetra mund të çojë në rritje të cenueshmërisë ndaj sulmeve kibernetike, probleme me përputhshmërinë e dokumenteve dhe rreziqe në përmbushjen e standardeve të sigurisë dhe rregulloreve.