Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar në rrjetet sociale një gjobë prej 120 milionë euro që ish-ministrja Financave Anila Denaj i ka falur Bankers-it me porosi të kryeministrit Edi Rama.
Murrizi tha se edhe më herët në parlament ka folur për këtë gjobë duke ia lënë Ramës në dorë dhe kryeministri nuk ka reaguar.
Ish-deputeti ka hedhur akuza se prej 5 vitesh Gent Gazheli drejtor i Doganës nuk ka patur kohë të merrej me këtë gjobë se ishte shumë i “zënë” me gjoba të tjera.
Murrizi thekson se Meqënëse dosja e BANKERS-it ka kaluar në SPAK dhe agjentët e BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, ai është shprehur se është i gatshëm t’ua vendosë në dispozicion.
“Kjo është gjoba 120 milionë euro që ish-ministerja e financave Anila Denaj i “ fali” BANKERSIT në 31 maj 2019 me porosi të “palloshit”
Për këtë gjobë kam folur në Parlament në vitin 2020 dhe ia kam lënë në dorë KM Rama ose siç e thërrasin “kolegët” me përkedheli PALLOSHIT dhe nuk reagoi.
Prej 5 vitesh Gent Gazhel Palloshi drejtor i Doganës nuk ka patur kohë të merrej me këtë gjobë se ishte shumë i “zënë” me gjoba të tjera.
Meqënëse dosja e BANKERSIT ka kaluar në SPAK dhe pashë nëpër portale që agjentë të BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, po ja jap unë që të mos lodhen kot.
Ndër të tjera Murrizi thotë se lajmi për kontroll në Ministrinë e Financave mund të jetë shou për të humbur vëmendjen nga ngjarjet e ditëve të fundit dhe nuk beson që SPAKU e ka seriozisht hetimin e BANKERS-it sa kohë që gjyqtari i GJKKO Erjon Çela liroi nga burgu njërin nga dy ish administratorët e BANKERSIT që ishte arrestuar nga gjykata e Fierit.
Në atë kohë SPAKU i drejtuar nga enveristi Kraja nuk kishte kohë të merej me gjëra të “vogla” si kjo gjoba 120 milionë euro se kishte hallin e autokombajer Bektashit nga Kozare dhe të Prof Edvin Priftit që ishte kundër vaksinave Covid-19 që sajuan qelbësirat e Sorosit me në krye një fëlliqësirë si Fauci.
Por më duket se ky lajm për kontroll në Ministrinë e Financave mund të jetë shou për të humbur vëmendjen nga ngjarjet e ditëve të fundit dhe nuk besoj që SPAKU e ka seriozisht hetimin e BANKERSIT sa kohë që gjyqtari i GJKKO Erjon Çela liroi nga burgu njerin nga dy ish administratorët e BANKERSIT që ishte arrestuar nga gjykata e Fierit.
Ndoshta pasi të gjejnë këtë gjobën që është “ falur” apo të transkriptojnë telefonat BQ, SKY, ECRO ku gojët e liga thonë se Anila thotë më ka urdhëruar “ PALLOSHI” mund t’i rrasin një të liruar edhe administratorit tjetër që është KINEZ prej vërteti jo KINEZ si ai që kanë liruar.
Dhe për çudi të gjitha mediat dhe portalet u “ trodhën” e nuk belbëzuan asnjë fjalë si lajm për lirimin nga burgu dhe daljen në arrest shtëpie të ish-administratorit më afatgjate të BANKERS PETROL HAJDUTËVE TË POLITIKËS SHQIPTARE PREJ VITIT 2004″, shkruan Murrizi./ CNA

