Shkup, 7 shtator – Kandidati për kryetar komune në Çair, njëherit zëvendëskryeministër i parë Shqiptar, Izet Mexhiti është mirëpritur në konakun e familjes së nderuar Bakiq, të Teneqe Mahallës, transmeton Zhurnal.mk.
“Nuk kanë të ndalur qytetarët e mi. Kësaj here ishim të mirëpritur në konakun e familjes së nderuar Bakiq, të Teneqe Mahallës. Në këtë takim, të ngrohtë e mikpritës, ishim mes njerëzve tanë, në shtëpinë e tyre, në sofrën e tyre.
Biseduam për sfidat dhe për mundësitë që ka kjo lagje, për projektet që tashmë kemi nisur dhe për ato që do të realizojmë së bashku. Nga përmirësimi i infrastrukturës, tek shkollat dhe hapësirat publike, çdo investim i yni ka një qëllim të qartë: ta bëjë jetën e qytetarëve më të lehtë, më dinjitoze dhe më të sigurt.
Mbështetja e familjes Bakiq dhe e Teneqe Mahallës është një mesazh i fuqishëm: se fitorja por edhe përgjegjësia, do të jetë e madhe!
Çairi ka vendosur të ecë fuqishëm përpara. Së bashku, me çdo familje dhe çdo lagje, ne do ta bëjmë madhështore fitoren e Çairit!”, njofton Mexhiti.