Izet Mexhiti: Qeveria e kaluar plotë korrupsioni dhe raste të montuara, nuk sollën përfitime për shqiptarët

nga Redaksia

Prishtinë, 16 shtator – Në një intervistë për Pressing në televizionin T7, Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, u shpreh kritik ndaj dy mandateve të kaluara të qeverisjes LSDM-BDI, duke theksuar se shqiptarët nuk kanë përfituar nga pozita e tyre politike.

“Edhe pse faktori shqiptar ka pasur pozitën më të volitshme, brenda këtyre 8 viteve nuk është avancuar çështja shqiptare. Përkundrazi, ka dominuar korrupsioni, hapja e kazinove, kredive të shpejta, dhe blerja e qendrave tregtare, të cilat kanë qenë të dëmshme për shqiptarët,” tha Mexhiti.

Ai kujtoi gjithashtu rastet e bujshme që sipas tij janë të montuara, si Monstra dhe rasti i Kumanovës, duke theksuar mungesën e drejtësisë dhe përfitimeve reale për komunitetin shqiptar:

“Brenda atyre 8 viteve nuk ka pasur asnjë avancim të çështjes shqiptare dhe shumë raste janë përdorur politikisht,” shtoi ai.

Megjithatë, Mexhiti theksoi se hyrja e VLEN-it në Qeveri ka sjellë një ndryshim thelbësor:

“Edhe përkundër numrave që nuk janë në favorin tonë, kemi arritur të sjellim 2-3 ligje në Parlament në favor të shqiptarëve dhe të sigurojmë përfaqësim adekuat si asnjëherë më parë.”

Sipas tij, ky kontekst tregon se VLEN-i po e realizon një përfaqësim historik për shqiptarët, duke garantuar ligje dhe politika që u shërbejnë interesave të komunitetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More