Izet Mexhiti: Taravari, nga ylli i VLEN-it te shkrirja në prehër të Ali Ahmetit

nga Redaksia

Shkup, 4 tetor – Njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, duke komentuar deklaratën e kreut të ASH-së Arben Taravari i cili e quajti shpifës, ky i fundit tha se qytetarët dinë të dallojnë mes atyre që kanë parime dhe atyre që i ndryshojnë qëndrimet brenda ditës e natës.

“Qytetarët vlerësojnë edhe kush ka qëndrime parimore, edhe kush i ndërron qëndrimet brenda ditës e natës. Unë mendoj se s’ia vlen të komentohet z. Taravari, veç një gjë dua të them: derisa ishte në VLEN, ishte një nga yjet kryesore. Në momentin që është ulur në prehrin e Ali Ahmetit, nuk ekziston — është në shkrirje e sipër,” deklaroi për Zyrtare Izet Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More