Shkup, 25 shtator – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të mbajë fjalim në promovimin e bashkëpunimit me Clarivate – Web of science, përmes së cilës mundësohet shfrytëzim falas i bazave shkencore të plarformës për të gjitha universitetet publike, ASHAM dhe Universitetin e Evropës Juglindore.
Përfaqësues të Clarivate do t’i prezantojnë mundësitë e platformës Web of science para anëtarëve të komunitetit akademilk dhe shkencor në Maqedoni.
