Janevska në takim ministror për hulumtime dhe inovacione në Podgoricë

nga D. V.

Shkup, 20 tetor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor për kërkime dhe inovacione, i cili do të mbahet në Podgoricë, Mal i Zi.

Ngjarja dyditore përfshin disa panel diskutime të përkushtuara ndaj mundësive për zhvillim dhe lidhje të infrastrukturës kërkimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, analizë të efektivitetit të Planit për Rritje dhe strategjive kombëtare për specializim intelegjent të vendeve nga rajoni, si dhe për zbatimin e inteligjencës artificiale në shkencë dhe kërkime.

Përveç pjesëmarrjes në panel diskutimet, ministrja Janevska do të realizojë edhe takime bilaterale me eurokomisioneren për kërkime dhe inovacione, Ekaterina Zaharieva, drejtoreshën e Qendrës Kërkimore të Përbashkët të Komisionit Evropian, Sabine Hencler, kryetaren e Rrjetit Evropian për Bashkëpunim në Fushën e Kërkimeve dhe Teknologjisë (COST), Ase Gornicka, si dhe me ministren malazeze për arsim, kërkime dhe inovacione, Angela Jakshiq Stojanoviq.

Takimi ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t’i përforcojë kapacitetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More