Jordanço Kostadinov: Prioritet për fëmijët, të rinjtë dhe çiftet e reja në Çeshinë-Obleshevë

nga D. V.

Shkup, 3 tetor – Kandidati i VMRO-DPMNE-së për komunën Çeshinë-Obleshevës, Jordanço Kostadinov theksoi se prioritet në programin e tij do të jenë fëmijët dhe të rinjtë.

Ai paralajmëroi subvencione për të porsalindurit, fëmijët që regjistrohen në klasë të parë, të talentuarit e komunës dhe studentët.

Kostadinov, tha se çiftet e reja që vendosin të ndërtojnë shtëpi të re në fshatrat e komunës, do të lirohen nga pagesat e taksave komunale.

“Në këtë program me buxhete të dhe afate të precizuara obligohemi që si fitues të zgjedhjeve vijuese lokale, unë dhe lista e këshilltarëve të mi të VMRO-DPMNE-së se me mbështetje të qeverisë të udhëhequr nga kryeministri ynë, këtë program do ta realizojmë në tërësi. Që në vitin e parë të mandatit tim, kujdesin për më të dashurit tanë, fëmijët, do ta lëmë në vend të parë, subvencione për çdo të porsalindur dhe subvencione për secilin që do të regjistrohet në klasë të parë”, tha Jordanço Kostadinov, kandidat i VMRO-së për komunën Çeshinë-Obleshevë./ Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More