Ish-shefi legjendar i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka folur hapur për jetën e tij familjare dhe për përvojën unike të të qenit baba i një vajze 70-vjeçare dhe një djali vetëm 5 vjeç. Në moshën 95-vjeçare, Ecclestone vazhdon të surprizojë me energjinë dhe qetësinë e tij ndaj jetës dhe prindërimit. Ecclestone është baba i katër fëmijëve; vajza e tij më e madhe, 70-vjeçarja Deborah, ka ardhur në jetë nga martesa e parë me Ivy Bamford; ndërsa Tamara (41 vjeçe) dhe Petra (36 vjeçe) janë nga martesa e dytë me Slavica Radić. Djali i tij më i vogël, Ace, është fryt i dashurisë me bashkëshorten aktuale, Fabiana, 49 vjeçe.
Pas shitjes së Formula 1 tek kompanisë Liberty Media, për rreth 3,44 miliardë paund, Ecclestone ka më shumë kohë për t’iu përkushtuar familjes. Në një intervistë për median gjermane Bild, ai tha me krenari: “Ace është një djalë i mrekullueshëm. Ai është i zgjuar, kureshtar dhe i interesuar për gjithçka”. Fabiana, bashkëshortja e tij, shtoi se bashkëpunimi në prindërim funksionon shumë mirë: “Punojmë një ekip. Kur unë humbas durimin, Bernie i flet Ace-it me qetësi dhe i shpjegon se nuk mund të shikojë televizor për gjysmë ore, derisa të përfundojë detyrat”.
Ecclestone pranoi se ndjenja e të pasurit fëmijë me diferencë 65-vjeçare mes tyre është e veçantë: “Është e çuditshme dhe e mrekullueshme njëkohësisht. Kur shikon vajzën më të madhe dhe djalin më të vogël, kupton sa shumë gjëra kanë ndodhur ndërmjet”. Në të njëjtën intervistë, ai rrëfeu edhe një detaj interesant për miqësitë e tij, duke thënë se ka pasur vetëm katër miq të vërtetë dhe tre prej tyre kanë ndërruar jetë.
