Kadrijaj: Data 26 është shumë afër, Kurti e ka mundësinë e fundit për konstituimin e Kuvendit

nga D. V.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se afati i caktuar nga Kushtetuesja po afron, dhe se data 26 është shumë afër, ndërsa Kurti e ka mundësinë e fundit për konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, pas këtij afati, me gjasë, Gjykata do t’ia japë mundësinë një partie tjetër.

“Nuk po e shoh se ku është qëllimi i takimeve të tyre, as cilat janë kërkesat e Limajt dhe as Kurtit. Afati i Kushtetueses po afron, i 26-ti është shumë afër dhe Kurti e ka mundësinë e fundit për konstituimin e Kuvendit”.

“Pas këtij afati, me gjasë, Gjykata do t’ia japë mundësinë një partie tjetër”.

“I kam ra pishman edhe për ato që kam thënë, me gjasë nuk do ta votoj asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kadrijaj, para seancës së 50-të konstituive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More