Kandidati i AKI për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi takohet me kandidatët për këshilltarë komunal

nga Redaksia

Strugë, 17 shtator – Kandidati për kryetar të komunës së Strugës nga Besëlidhja AKI, Arsim Dalipi, sot është takuar me kandidatët për këshilltarë komunal, ku në këtë takim u theksua se çdo anëtarë i ekipit, përmes punës dhe përvojës së tij, të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetin dhe fshatrat e komunës së Strugës.

Postimi i plotë i Arsim Dalipit në vijim:

Takim me kandidatët për këshilltarë komunal të Aleancës Kombëtare për Integrim

Një takim i këndshëm dhe mjaft frymëzues me këshilltarët e ardhshëm të këshillit komunal në Strugë.

Ky takim nuk ishte vetëm formalitet, por një hap i domosdoshëm për të forcuar ekipin që do të udhëheqë ndryshimet e shumëpritura.

Gjatë bisedës u theksua se çdo anëtar i ekipit tonë është i përkushtuar që, përmes punës dhe përvojës së tij, të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetin dhe fshatrat e komunës sonë.

Bashkë jemi më të fortë, dhe bashkë do t’i japim qytetit tonë energjinë, punën dhe të ardhmen që meriton.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More