Kandidatja për presidente, Biljana Vankovska e prezantoi programin në Makedonska Kamenicë dhe Dellçevë

nga D V

Makedonska Kamenicë, 12 prill – Kandidatja për presdiente nga partia E Majta, Biljana Vankovska sot e prezantoi programin para qytetarëve të Makedonska Kamenicës dhe Dellçevës. Makedonska Kamenicën, siç tha, e viziton për herë të dytë, ndërsa qëllimi është me qytetarët të bisedojë “sy më sy” për problemet aktuale dhe prezantimi i programit të cilin ajo e ofron si kandidate presidenciale.

“Në Makedonska Kamenicë për herë të parë isha kur e hapëm zyren rajonale. Sot kemi ditë tregu dhe pak më shumë njerëz, vazhdojmë me bisedë ‘sy më sy’ me qytetarët, nga të cilët për fat të keq e dëgjoj këtë rrëfim, sa qytetarë sot në mëngjes hipën në autobusë dhe u larguan nga qyteti. Do të thotë vazhdimisht në këtë pjesë të Maqedonisë, por edhe në të tjerat po përballet edhe me shpërngulje të asaj që është më e mira dhe asaj që është më e dëshiruara. I tërë programi jonë, do të thotë, flas për atë, timin, presidencial, megjithatë edhe atë që do të pasojë në lloj të programit parlamentar të Së Majtës është i kahëzuar mu drejt zgjidhjes së problemeve të qytetarëve”, tha Vankovska.

Sipas Vankovskës, lajm i ditës është se nuk do të ketë debate, për shkak se, siç tha, qytetarët nuk do të kenë mundësi t’i dëgjojnë argumentet e Së Majtës.

Në takim me qytetarët e Makedonska Kamenicës dhe Dellçevës është edhe bartësi në NJZ3 nga E Majta, Borisllav Kërmov.

Kërmov dhe Vankovska biseduan me vizituesit në tregun e qytetit në Makedonska Kamenicë, ndërsa prezantimin e programit e vazhduan në Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More