Tetovë, 31 gusht – Në fund të fjalimit nga tubimi i VLEN-it në Tetovë, Bilall Kasami mbajti një mesazh emocional për qytetarët e Tetovës, duke i thirrur për bashkim dhe mbështetje në zgjedhjet e 19 tetorit.
“Jam i sigurt se ju nuk e doni një kthim mbrapa. Ju doni që Tetova të ndërtohet e të zhvillohet, dhe kjo është para se gjithash në dorën tuaj”, tha Kasami.
Ai kujtoi se katër vitet e para ishin për ta ndalur keqmenaxhimin, ndërsa katër vitet e ardhshme do të jenë për ta zhvilluar Tetovën.