Kasami: Projekt 40 milionë euro që lidhë Tetovën, Lisecin dhe “Kodrën e Diellit”

nga D. V.

Shkup, 14 tetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për një projekt madhor që pritet të transformojë turizmin malor në rajon. Bëhet fjalë për ndërtimin e teleferikut Tetovë – Lisec – Kodër e Diellit, një investim prej 40 milionë eurosh që do të lidhë qytetin me njërën prej destinacioneve më të njohura turistike në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Kasamit, ky projekt do të jetë një hap i madh drejt zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe ekonomik të Tetovës, duke e kthyer Kodrën e Diellit në një destinacion të vizitueshëm gjatë gjithë vitit.

“Kodra e Diellit së shpejti me teleferik – është një ëndërr e shumë qytetarëve që po bëhet realitet,” ka shkruar Kasami në njoftimin e tij publik.

Teleferiku pritet të lehtësojë ndjeshëm qasjen e vizitorëve drejt qendrës turistike, të zvogëlojë trafikun rrugor dhe ndotjen, ndërsa njëkohësisht të rrisë numrin e turistëve vendas dhe të huaj në zonë.

Autoritetet lokale paralajmërojnë se punimet për projektin do të fillojnë së shpejti, pas përfundimit të fazave të planifikimit dhe tenderimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More