Kasami: Punohet për shkrirjen e VLEN-it në parti politike

nga Xh M

Shkup, 7 nëntor – Kryetari i Lëvizjes BESA thotë që së shpejti koalicioni VLEN do të ketë përgjigje rreth idesë për transformimin në parti politike. Sipas Kasamit çështja është komplekse dhe prandaj zgjidhja duhet të reflektojë strukturën organizative. Sa i përket liderit të VLEN-it, Kasami thotë se për kate çështje ka dakordësi brenda koalicionit.

“Çdo formë e gabuar e organizimit të VLEN-it ka rrezik që të dëshpërojë një pjesë të strukturës që nuk është interes i asnjërit subjekt politik. Pra në nivel të liderëve të VLEN-it nuk ka dilema sa i përket asaj se kush do të jetë lideri, pra kushdo që të jetë është e pranueshme, por ajo që është me rëndësi që organizimi i strukturës udhëheqëse të VLEN-it të reflektojë realitetin e strukturës organizative dhe mbështetësve që i ka VLEN-i në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut”, deklalroi Bilall Kasami, VLEN. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More