Kasami: Tetova po tregon se menaxhimi i mirë nuk është fjalë, por vepër në terren

nga D. V.

Shkup, 11 korrik –  Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim me ekipin e vullnetarëve të zjarrfikësve dhe Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit në Komunën e Tetovës. Ky takim sipas Kasamit dëshmon menaxhimin e mirë të komunës për sfida të ndryshme.

Postimi i plotë:

Sot takova ekipin e vullnetarëve të zjarrfikësve që, së bashku me Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit në Komunën e Tetovës, po dëshmojnë se kur ka organizim, planifikim dhe mbështetje institucionale, edhe sfidat më të rënda menaxhohen me sukses.
Në një kohë kur shumë rajone po përballen me flakë të pakontrolluara, zarrfikësit tetovarë kanë ndërhyrë me efikasitet në mbi 500 raste, duke parandaluar përhapjen e zjarreve dhe duke mbrojtur jetën, natyrën dhe pronën e qytetarëve tanë.
Kjo nuk është rastësi. Është rezultat i një komune që punon çdo ditë për të qenë në shërbim të qytetarëve, që investon në kapacitetet mbrojtëse dhe që e vendos sigurinë publike në prioritet absolut.
Tetova po tregon se menaxhimi i mirë nuk është fjalë, por vepër në terren.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More