Kërcënohet me jetë, Vjosa Osmani

nga Xh M

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë shënjestër e një kërcënimi përmes një emaili anonim, i cili u pranua më 15 maj 2025, në adresën zyrtare të Presidencës.

Kërcënimi ka ardhur si reagim ndaj mundësisë që presidentja t’i japë mandatin për formimin e qeverisë partisë së dytë fituese në zgjedhje, pas pamundësisë së partisë së parë për të siguruar shumicën.

Emaili, i dërguar nga një emër i rremë “Rrap Tap” përmban përmbajtje kërcënuese dhe gjuhë të rëndë ndaj Presidentes.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, thuhet në email.

Ndër të tjera, në mesazh thuhet se “kriminele antikushtetuese” duhet të “vritet”.

Zyra e Presidentes ende nuk ka dalë me një deklaratë publike./Paparaci

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More