Këshilli gjyqësor zgjodhi gjashtë gjykatës të rinj në fushën civile të Gjykatës së Apelit Shkup

nga Redaksia

Shkup, 26 maj – Elizabeta Nastov, Sofia Milenkova, Cvetanka Siljanovska Kostadinovska, Keti Germanova, Bllagica Gjoshevska dhe Artan Limani janë gjykatësit e rinj të cilët Këshilli gjyqësor i zgjodhi sot në fushën civile të Gjykatës së Apelit Shkup.

Paraprakisht në sektorin penal të Gjykatës së Apelit u gjodhën katër gjykatës të rinj, Maria Kletniçka Markovska, Olja Ristova, Ivan Xholev (kryetar i Gjykatës themelore penale Shkup) dhe Betim Jahja.

Në kuadër të mbledhjes, Këshilli gjyqëso e zgjodhi Afrim Fidanin për kryetar të Gjykatës supreme. Fidani mori tetë vota “për” dhe pesë “kundër”, përderisa për kundërkandidaten e tij, kryetaren e deritanishme të Gjykatës supreme, Besa Ademi, kishte vetëm dy vota.

Diskutimi i anëtarëve të Këshillit u fokusua në planin e vet të aksionit për përmirësim të gjendjeve në gjyqësi. Fidani është gjykatës në Gjykatën supreme prej vitit 2017, ndërsa karriera e tij filloi me diplomimin në Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989.

Me nëntë vota “për”, gjykatësi Haxho Tariq u zgjidh kryetar i Gjykatës themelore Krushevë. Tariq, i cili është gjykatës në Gjykatën themelore Manastir prej vitit 2010, paraprakisht ka punuar si avokat në Prilep.

Këshilli gjyqësor sot i miratoi edhe procesverbalet prej mbledhjes së 519-të dhe 520-t, solli vendime për emërim dhe shkarkim të gjykatësve-porotë, si dhe për formim të komisioneve për zgjedhje të kryetarëve të gjykatave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More